Komiteti për Politik dhe Financa, mbanë mbledhjen e tetë të rregulltë për vitin 2023.
KPF-ja për rendë të ditës shqyrtoi këto pika:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Raporti i punës së Kryetarit të Komunës për periudhën Janar – Qershor 2023.
3. Rregullore për taksa komunale për vitin 2024
4. Kërkesë për shqyrtimin e aktit për vendimin me numër 01/5269/2023
5. Informatë mbi suksesin e arritur të nxënësve në SHFMU dhe SHML në fund të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2022-2023.
6. Informatë për korrje shirjet.
7. Të ndryshme.
Me punën e KPF-së udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës së Hanit të Elezit.