Dëgjimi i katërt buxhetor mbi planifikimet buxhetore për vitin 2023 dhe vlerësimet e hershme buxhetore për vitet 2024-2025, u mbajt në fshatin Gorancë, ku pjesëmarrës ishin 30 të pranishëm të profileve të ndryshme, të cilët përpos që kishin mundësinë që të dëgjonin draft-buxhetin mbi ndarjen e mjeteve komunale, poashtu kishin mundësinë që të komentonin projektet e planifikuara, si dhe të jepnin projekt propozime që ata i mendojnë si më me përparësi për ta.
Kërkesat dhe projekt-propozimet e banorëve të fshatit Gorancë u prezentuan përmes Këshillit të këtij fshati me në krye administratorin Shefket Lusnjani, të cilët propozuan plot 9 projekte, ku disa prej tyre janë të parapara edhe me planifikimet e bëra nga ekzekutivi, kurse të tjerat do të shqyrtohen një nga një dhe do të merren vendimet e nevojshme në votim, në Kuvend Komunal.
Për këtë dëgjim buxhetor është mbajtur procesverbal dhe i njëjti do të publikohet në faqen zyrtare të komunës.
Komuna Hani i Elezit falënderon çdo pjesëmarrës në dëgjimin e sotëm buxhetor.