Çdo 11 qershor, Komuna e Hanit të Elezit përkujton kohën e 11 qershorit të vitit 1999, ditën kur trupat e NATO-s u futën në qytetin tonë, për të lajmëruar se qyteti ynë i dashur tashmë do të frymonte e lirë.
Para fillimit të tubimit, Kryetari i Komunës, z.Mehmet Ballazhi, bashkë me stafin komunal dhe asambleistët dhe të tjerë, bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Hanit të Elezit në Puset e Nikës, të cilëve u jemi përherë mirënjohës dhe janë çdoherë në kujtesën tonë, për guximin dhe sakrificën e tyre për lirinë që ne sot e gëzojmë.
Manifestimi qendror u mbajt në sallën e koncerteve në objektin e ri të Shtëpisë së Kulturës, që mban emrin e dëshmorit “Imri Curri”, i cili është rezultat i bashkëfinancimit mes Komunës së Hanit të Elezit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Fillimi i tubimit madhështor filloi me moderatoren Nexhibe Kalisi, e cila përshëndeti Kryetarin e Komunës, z.Mehmet Ballazhi, Këshilltaren Politike të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe sportit, znj.Gentjana Pallaska, Nënkryetarin e Komunës z.Sevdi Dernjani, Kryesuesin e Kuvendit Komunal z.Florim Shkreta, Kryetarin e Komunës së Tearcës nga Maqedonia e Veriut, z.Nuhi Neziri, drejtorët dhe drejtoreshat e drejtorive komunale, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës, asamblenë komunale, OJQ-të, pjesëtarët policorë, mësimëdhënësit, nxënësit dhe të gjithë të pranishmit.
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z.Mehmet Ballazhi, në fjalën e tij të rastit përshëndeti mysafirët specialë, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, si dhe pjesëmarrësit e tjerë. Në fjalën e tij, Kryetari Ballazhi shprehu rëndësinë e shënimit të kësaj dite, përshkroi organizimin e luftës në Han të Elezit përgjatë peridhës 1998-1999 ku ngriti lartë në piedestalin e lirisë 15-të dëshmorët e Hanit të Elezit, paraqiti themelimin e Komunës së Hanit të Elezit, si dhe renditi të arriturat e Komunës së Hanit të Elezit që nga Dita e Çlirimit.
Për një fjalë përshëndetëse, fjala iu dha edhe Këshillëtares Politike të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Gentjana Pallaska, e cila përshëndeti të pranishmit dhe uroi për Ditën e Çlirimit.
Pas fjalëve përshëndetëse, nxënëset e klasës së 9-të të Sh.F.M.U. “Ilaz Thaçi” performuan poemën “Ditari i njeriut që ëndërron”.
Gjatë javës kulturore në Han të Elezit kumbuan zërat sportdashës në gara të zjarrta mes tyre dhe padyshim se në cilën lojë të gjithë pjesëmarrësit treguan kulturë sportive, e cila na duhet në çdo sferë të jetës. Lojërat u zhvilluan në futboll, badminton dhe volejboll, si dhe u organizua edhe gara e vrapimit për nxënësit.
Në turnirin në futboll të vogël, shpërblimet i ndau Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z.Mehmet Ballazhi. Vendin e parë e zuri Dj. Niki e ai që mori kupën nga Kryetari ishte Gëzim Kalisi. Vendin e dytë e zuri ekipi FSK dhe çmimin e mori Rufat Laçi, si dhe çmimi i ekipit më fairplay i takoi ekipit Pancho Vila, çmimin e së cilës e mori Visar Vila.
Në garat shkollore në futboll, shpërblimet i ndau Kryetari i Komunës së Tearcës, z.Nuhi Neziri. Vendin e parë për vajza e mori Sh.F.M.U. “Kështjella e Diturisë” dhe çmimin e mori Erda Ramuka. Vendin e parë për djem e zuri Sh.F.M.U. “Ilaz Thaçi” dhe çmimin e mori Shpend Kuka. Në garat e Sh.M.L. “Dardania”, vendi i parë u takon nxënësve të klasës së XI, kurse në kategorinë e djemve çmimi i parë u takoi nxënësve të klasës së XII.
Në garat shkollore në badminton, shpërblimet i ndau Nënkryetari i Komunës, z.Sevdi Dernjani. Vendi i parë për vajza i takoi nxënëses Yllza Bushi, kurse për djem i takoi nxënësit Valmir Shkreta. Ndërsa në Sh.M.L. “Dardania”, vendi i parë për vajza i takoi nxënëses Ajfere Curri, kurse për djem i takoi nxënësit Erion Livoreka.
Në garat shkollore në volejboll, shpërblimet e ndau kryetari i Pedagogëve të Sportit, z.Sylejman Lusnjani. Vendi i parë për vajza u takoi Sh.F.M.U. “Ilaz Thaçi” dhe çmimin e mori Yllza Daci, kurse në kategorinë e djemve vendi i parë u takoi Sh.F.M.U. “Ilaz Thaçi” dhe çmimin e mori Rasim Topojani.
Në garën e zhvilluar në vrapim (kros), sjpërblimet i ndau Drejtori i Sh.F.M.U. “Ilaz Thaçi”. Vendi i parë për persona me nevoja të veçanta i takoi vrapueses më simpatike, Amra Thaçi. Vendi i parë për vajza i takoi nxënëses Sara Thaçi, kurse për djem i takoi Adis Rexhallari.
Në pjesën e dytë të manifestimit, ishte Shoqëria Kulturore Artistike “Sharri” me moderatoren Xhemile Curri, të cilët e pasuruan me këngë e valle popullore, si dhe ndanë mirënjohje për kontributdhënësit përgjatë viteve në Sh.K.A. Sharri.
Hapja e programit artistiko kulturor u bë bga Alban Laçi dhe Burhan Bushi, më pas vazhdoi me vallen “Lulkuqet e Kosovës”, performancë me çifteli nga Sazan Ballazhi, më pas me performancë këngësh nga Valton Beqa, Samir Daci, Avni Bushi, Nesim Curri, Shefket Beqa, vazhdoi Murat Loku me performancën e tij instrumentale. Mysafirë special ishin këngëtarët e grupit “Tingujt e Vendlindjes” nga Stagova, Kerim Palloshi, Mamure Bela, Ilire Marevci, kurse një nga këngëtaret më speciale ishte Lumturie Axhami, e cila është bijë Kosove nga Hani i Elezit e nuse Kërçove, që i dha edhe më shumë madhështi kësaj mbrëmje.
Sh.K.A. “Sharri” ndau mirënjohje për kontributin e tyre për të gjithë ata që dhanë mund dhe ishin pjesë e Sh.K.A. “Sharri”.
Mirënjohje iu dha Lumturie Axhamit, të cilën ia ndau Kryetari i Komunës, z.Mehmet Ballazhi.
Mirënjohje morën edhe: Shaban Rrogaqi, mirënjohjen ia ndau Burhan Bushi; Ekrem Rrogaqi, mirënjohjen ia ndau Selman Curri; Mamure Bela, mirënjohjen ia ndau Natyra Kalisi; Ilire Marevci, mirënjohjen ia ndau Akif Shkreta, grupi “Tingujt e Vendlindjes”, mirënjohjen ia ndau Sevdi Dernjani; Kerim Palloshi, mirënjohjen ia ndau Nuredin Qupi; Murat Loku, mirënjohjen ia ndau Rufki Suma; Kamer Luri, mirënjohjen ia ndau Armend Ballazhi.
Në fund, programi kulturor u përmbyll në mënyrën më madhështore dhe domethënëse, me performancën e valles “Jatakët e Lirisë” nga valltarët e Sh.K.A. “Sharri”.
Pas tubimit madhështor, Komuna e Hanit të Elezit shtroi darkë me ushqime tradicionale shqiptare për pjesëmarrësit.
Urime “11 Qershorin”, Ditën e Çlirimit të Hanit të Elezit!
Urime “12 Qershorin”, Ditën e Çrimit të Kosovës!
Lavdi të rënëve për liri!
Respekt çlirimtarëve!