Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti sot mbledhjen e tretë me këtë;
RENDI I PUNËS
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Shqyrtimi i Rregullores për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa.
3. Shqyrtimi i Rregullores për tatim në pronë.
4. Marrja e vendimit për formimin e Komisionit për ndarjen e Bursave për student dhe caktimin e kritereve për konkurs.
5. Propozim vendim për përsëritjen e procedurës për zgjedhjen e Komiteteve Konsultative.
6. Propozim vendimi për emërtimin e rrugëve
Këtij rendi te ditës me shumicë të votave iu shtua edhe kërkesa e SP të Arësimtarëve që të përkrahen materialisht për të organizuar një vizitë në Shqipëri
Me aprovimin të procesverbalit nga mbledhja e kaluar Komiteti filloi të procedoj sipas pikave të rendit të ditës
Pas një debati gati tre orësh me disa vërejtje,KPF miratoi dhe përcolli për Mbledhjen e rradhës të Kuvendit të Komunës Rregulloret dhe Propozimet që ishin në rend të ditës për miratim.
Ne kuadër të Kompetencave KPF sot përcaktoi kriteret për shpalljen e Konkursit për ndarjen e Bursave për studentët për vitin Akademik 2009/2010
Zyra për Informim
Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti sot mbledhjen e tretë