Kriteret për ndarjen e bursave për student
Të drejtë konkurrimi kanë studentët që janë të regjistruar në Fakultetet
Publike të R. së Kosovës dhe janë banor të Komunës së Hanit të Elezit
1. Prioritet kanë kandidatët që janë student në Fakultetet : e Mjeksisë , Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë , Shkencave natyrore(Matematikë , Fizikë , Kimi ) , Gjuhë Angleze dhe Fakulteti i Edukimit (drejtimi Kulturë Figurative dhe Kulturë Muzikore )
apo i Arteve (drejtimi Kulturë Muzikore dhe Kulturë figurative),
2.Gjendja ekonomike-sociale e familjes.
3.Të jenë student të rregullt .
4.Të mos jenë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër, përjashtohen vetëm
bursat universitare për sukses.
5.Studentët që kanë marrë vitin e kaluar bursë , nëse nuk e kanë kryer vitin
në afatin e Janarit e humbin të drejtën për vazhdimin e bursës.
6.Për kandidatët që janë regjistruar për herë të parë në fakultet , vlerësohen sipas rezultatit të testit
kombëtar , notës mesatare dhe numrit të provimeve të afatit të Janarit.
7.Në kushte të njëjta përparësi kanë studentët e familjeve të dëshmorve, viktimave të luftës , të
burgosurve politik apo dy e më tepër student të një familje që studiojnë në fakultete publike.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në Gazetë dhe në tabelen
e shpalljeve të Komunës.
Drejtori i DKA-së:
Nazim Laçi
Drejtoria për Arsim dhe Kulturë duke u mbështetur në Vendimin e marrë nga Komiteti për Politikë dhe Financa ( KPF ) shpallë këtë:
KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENT