Në sallën e Kuvendit të Komunë së Hanit të Elezit është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt për vitin 2010 të Kuvendit të Komunës,me këtë ;
RENDI I PUNËS
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Formimin e Komisionit për plotësime dhe ndryshime të Statutit të Komunës.
3. Shqyrtimi i Statutit të QKMF-së.
4. Marrja e vendimit për themelimin e Ndërmarrjes Publike për mirëmbajtje të ujësjellësit, ujërave të zeza dhe menaxhim të mbeturinave.
5. Miratimi i rregullores për taksa, tarifa dhe ngarkesa.
6. Miratimi i rregullores për tatim në pronë.
7. Miratimi i propozim vendimit për emërtimin e rrugëve.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhje e fundit, këshilltarët nga rradhët e grupit PDK-së kërkuan nje renditje tjeter të pikave te rendit të punës që u pranua edhe nga grupet tjera .
Shqyrtimi i Statutit të QKMF-së është shtyer për mbledhjen e rradhës ndërsa marrje e vendimit për themelimin e një ndërmarrje publike që do të menaxhon me ujësjellsin,ujrat e zeza dhe mbeturinat është shtyer për ndonjë nga mbledhjet e ardhëshme edhe pse të gjithë grupet e këshilltarëve ndanin mendimin se është nevojë urgjente për egzistimi i nje kompanie të tillë,por mungesa e një elaborati të plotë për aspektet ligjore të themelimit si dhe implikimet buxhetore shtyen këshilltarët që të kërkojn nga egzekutivi i komunës që me urgjence të pregadis edhe një herë këtë kërkesë
Ndërsa rregullorja për taksa ,tarifa dhe ngarkesa , rregullorja për tatimin në prone si dhe propozim vendimi për emërtimin e rrugëve me disa vërejtje dhe sygjerime u miratuan me shumice te votave.
Me pajtim të plotë u vendos që të formohet edhe komisioni për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës e që do të jetë i përbërë prej tre anëtarëve .
Zyra për Informim
Në sallën e Kuvendit të Komunë së Hanit të Elezit është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt për vitin 2010 të Kuvendit të Komunës