Hani i Elezit 20.08.2010
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma ,priti sot në një takim pune Col.Francisko Neuman ,Commander MNBG-E.
Takimi i cili kishte më shumë karakter informues ,u përqëndrua mbi sfidat dhe problemet me te cilën po ballafaqohet komuna e Hanit të Elezit.
Pas një prezantimi të shkurtë të Komunës së Hanit të Elezit,z.Suma dhe Col.Neuman biseduan edhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë ,veçantish nga aspekti i sigurisë kufitare, duke pas parasysh pozitën e Hanit të Elezit si vendkalim i rëndësishëm kufitar.
Ishte vlerësim i përbashkët se hapja e vendkalimeve të reja do të lehtësonte qarkullimin e lirë të qytetarëve nga dy anët e kufirit.
Ishte gatishmëria e theksuar e z.Neuman se do të angazhohet në gjetjen e mënyrave se si të ndihmohet Komuna në fusha si infrastruktura dhe arsimi.
Zyra për informim