Instituti I Kosovës për Marrëdhënie me Publikun pas një trajnimi intensiv katër ditorë certifikoi 16 zyrtarë të Komunës së Hanit të Elezit në ,, Ngritjen e kapaciteteve të komunikimit në administratën komunale’’.
Duke ndërlidhur kërkimet shkencore në fushën e marrëdhënieve me publikun trajnimi do të ndihmon në krijimin e kulturës së mirëfilltë të komunikimit të zyrtarëve më qytetarë si dhe do të nxit format kreative të paraqitjeve publike.
Trajnimi i cili përmbante modulet ;Puna ekipore,menaxhimi i kohës,zgjidhje e problemeve,kuptimi i komunikimit,kodi i sjelljes dhe veshjes,shërbimet për qytetarët ,aftësitë ndërpersonale si dhe në menaxhimin e stresit,dhe ishin të udhëhequra nga ekspertët e fushave përkatëse,do të ngrisin si njohurit profesionale të zyrtarëve, ashtu edhe performancën e tyre në punët ditore në shërbimin me qytetarët.
Sipas Vilma Bibës Menaxhere e Projektit ,ky është trajnimi i parë i këtij lloji që organizohet në nivelë të administratës komunale
Zyra për Informim