“Nesër, bota do të shënojë përvjetorin e 62të të Deklaratës Universale për të Drejta të Njeriut. Më lejoni të shfrytëzojë rastin të përsërisë gatishmërinë dhe përkushtimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë për të vazhduar punën me institucionet relevante për përforcimin e përputhshmërisë me dhe implementimit të standardeve të të drejtave të njeriut.
Misioni i OSBE-së në Kosovë vëren përmirësime në fushën e të drejtave të njeriut, me gjithë që ende mbeten sfida lidhur me të drejtat mbi pronën, kthimit, dhe ri-integrimit të personave të zhvendosur nga Kosova, sigurimin e barazisë gjinore, qasjes në arsim, fuqizimin e grave dhe të rinjve. Dita Ndërkombëtare për të drejta të Njeriut duhet të shërbejë si një rast për edukim më të mirë tonin dhe publikut lidhur me hapat që duhet të merren me qëllim të luftimit më efikas të diskriminimit”, tha Almhofer.
Miller shtoi: “Në të vërtetë, me gjithë progresit të bërë, ende shumë njerëz që në një mënyrë vuajnë nga disa forma të diskriminimit në Kosovë. Për këtë arsye, ngritja kundër diskriminimit është po aq relevante sot sikur ka qenë në të kaluarën. Me sjelljen e legjislacionin dhe politikat në vijë me standardet ndërkombëtare për të drejta të njeriut është bërë një arritje por kjo nuk është e mjaftueshme. I rëndësisë së njëjtë është implementimi i tyre i plotë.
Ka nevojë për gra dhe burra të motivuar të cilët mund të ngritin zërin për mbrojtje të të drejtave të tyre dhe tjerëve. Vetëm me punë të përbashkët ne mund ta luftojmë diskriminimin dhe ta bëjmë një vend për shoqërinë ku të drejtat e të gjithëve respektohen plotësisht”.
PRISHTINË, 09 dhjetor 2010 – Me rastin Ditës Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Werner Almhofer dhe Paul Miller, Shef i Zyrës së Komisionarit të Lartë të KB-së për të Drejta të Njeriut Kosovë (ZKLDNJ) kanë lëshuar këtë deklaratë: