KOMUNA HANI I ELEZIT
Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis
SH P A LL
Shqyrtimin publik të projekt-Planit Zhvillimor Komunal të Hanit të Elezit
Me datën 17 dhjetor 2010, në orën 11:00 në sallën e Shtepisë së Kulturës në Han të Elezit, bëhet hapja e shqyrtimit publik të Planit Zhvillimor Komunal të Hanit të Elezit 2010-2025+.
Shqyrtimi publik do të jetë i hapur për qytetarë nga 17 dhjetor 2010 deri më 17 shkurt 2011, për çdo ditë prej orës 08:00 deri në orën 16:00 në sallën e drejtorisë së Urbanizmit në Han të Elezit, ku per 60 ditë do të jenë të ekspozuara të gjitha hartat dhe draft dokumenti i PZHK-së.
Plani Zhvillimor Komunal është plan me karakter strategjik multi-sektoral dhe ka për qëllim të japë vizionin dhe orientimet e qarta për zhvillimin e ardhshëm hapësinor të komunës. Dokumenti është përgatitur nga komuna e Hanit të Elezit, Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis, në bashkëpunim me Programin për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP), implementuar nga UN-HABITAT dhe financuar nga Sida. Hartimin e planit e ka mbështetur me ofrim të dhënash dhe konsultime edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Shqyrtimi publik iu ofron pjesëmarrësve të ndryshëm, mundësinë për të dhënë komentet e tyre, për të ngritur çështjet dhe propozimet e ndryshime në lidhje me zhvillimet të ardhme të propozuara në plan.
Ftohen qytetarë, përfaqësues të institucioneve, grupeve të ndryshme të interesit, shoqëria civile, komuniteti i biznesit, organizatat lokale dhe ndërkombëtare që operojnë në Han të Elezit si dhe të gjithë të interesuarit tjerë, që të marrin pjesë në shqyrtim publik.
Kontributi i juaj është i mirëpritur,
Hani i Elezit, 7 dhjetor 2010
SH P A LL
Shqyrtimin publik të projekt-Planit Zhvillimor Komunal të Hanit të Elezit