Hani i Elezit -18.01.2011
Komiteti për politikë dhe financa mbajti takimin e parë për vitin 2011 ku për rend të ditës kishte;
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Propozim vendim për formimin e një komisioni për përgatitjen e padisë kundër Serbisë për krimet e kryera në territorin e Komunës së Hanit të Elezit gjatë periudhës 1989-1999
3. Shqyrtimi i raportit të punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2010
4. Shqyrtimi i raportit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2010
5. Shqyrtimi i raportit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2010
6. Shqyrtimi i raportit të punës së Komitetit për Komunitete
Duke miratuar njëzëri rendin e ditës dhe procesverbalin nga mbledhje e fundit të KPF-së ,pika e dytë e rendit të ditës ,e cila nga anëtarët është cilësuar si shumë e arësyeshme ,megjithat zgjoi nje debat shumë të arësyeshëm se si të emërohët ky komision ,cili do të ishte mandati si dhe periudha kohore që do të merret si fillim I grumbullimiy të të dhënave pasi që krimet e kryera në teritorin e komunës së Hanit të Elezit datojnë që nga viti 1912.
Njëzëri anëtarët e KPF-së u dakorduan që kjo nismë të procedohet në takimin e parë të Kuvendit të Komunës dhe se në një debatë më gjithpërfirës të precizohen saktë hapat që duhet marrë në mënyrë që kjo iniciativë të procedohet në përputhje me ligjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
Se qështja e privatizimit të ,,SHARRCEMIT" nuk është e kryer u dëshmua edhe në këtë takim ku anëtarë e KPF-së kërkuan nga kryetai i Komunës që për mbledhjen e Kuvendit të Komunës të pregadit një informat të plotë lidhur me të gjitha njohurit që ka me këtë proces dhe që të ndërrmirren të gjitha hapat e mundëshëm pët ta kontestuar këtë privatizim.

Në vazhdim të seancës anëtarët e KPf-së me disa vërejtje dhe propozime miratuan raportet e dorëzuara për shqyrtim që të përcillen në mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës.
Zyra për Informim