Hani i Elezit 23.03.2011
Saktësisht në ora 12 ,veteranet e UÇK-së ,Invalidët e Luftës, Familjeve të Dëshmorëve të Luftarëve të UÇK-së e shumë qytetarë tjerë nisën protestën për të deklaruar publikisht pakënaqësinë e tyre lidhur me arrestimet e fundit të luftarëve më të dalluar të UÇK-së.
Ishin të ngushta rrugët,ishte i vogël sheshi ,për ti nxënë të gjithë ata,qytetarë,punëtorë,arsimtarë ,shërbyes civil, që sot kishin dalë për tu deklaruar kundër gjithë padrejtësive që janë duke u bërë ndaj luftarëve të UÇK-së, e në ballë të tyre ishte edhe vetë Kryetari i Komunës Rufki Suma ,ish Komanadant i brigadës 164 ,,Gafurr Loku”.
Ishin të ngushta rrugët,ishte i vogël sheshi ,për ti nxënë të gjithë ata,qytetarë,punëtorë,arsimtarë ,shërbyes civil, që sot kishin dalë për tu deklaruar kundër gjithë padrejtësive që janë duke u bërë ndaj luftarëve të UÇK-së, e në ballë të tyre ishte edhe vetë Kryetari i Komunës Rufki Suma ,ish Komanadant i brigadës 164 ,,Gafurr Loku”.
Në një heshtje, ku në fytyrat e secilit prej tyre vërehej një mllef ,dhe pas disa gjirove nëpër rrugë e qytetit , me flamuj kombëtarë e te UÇK-së me pankarta ku shkruhej ;
STOP- Rolit ekzekutiv të EULEX-it
STOP- Rolit ekzekutiv të EULEX-it
Liri për çlirimtarët
Lufta jonë është e shenjtë
Lufta e UÇK-së, të mbrohet me ligj
UNMIK (EULEX)
para të tubuarve Kryetari OVL UÇK-së së Hanit të Elezit Shaban Curri iu drejtua me këto fjalë;
Të nderuara familje të dëshmorëve
Invalidë e veteranë të UÇK-së
Të nderuar pjesëmarrës të kësaj proteste
Thuhet që historia përsëritet. Këto tri vite ne jetuam me shpresën e madhe që gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur. Por, edhe në këtë pranverë, edhe në këtë mars, ne u detyruam që sërish të tubohemi në sheshet e Kosovës, me kërkesa të njëjta si më parë, për të mbrojtur idealin dhe pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.
Derisa i tërë populli jonë ishte falenderues për rolin dhe kontributin e mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë; lufta çlirimtare, që nga përfundimi i saj, ishte dhe vazhdon të jetë në shënjestër të qarqeve antishqiptare. Për të krijuar balansat politike në Evropë, lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tentohet të njolloset dhe të barazohet me terrorin shtetëror serbo-jugosllav.
Jemi dëshmitar të arrestimeve të njëpasnjëshme të luftëtarëve më të dalluar të UÇK-së. Derisa shpresonim se këto arrestime nuk do të përsëriteshin pas shpalljes së pavarësisë, të njëjtat u vazhduan me intensitet edhe më të shtuar, si pjesë e agjendës serbo-ruse për demonizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Misioni i EULEX-it, që erdhi këtu për policinë, drejtësinë e doganat, nuk e kreu detyrën e vet, por u bë pjesë aktive e kësaj agjende, duke argumentuar se është vazhdimësi e UNMIK-ut. Ky mision e ka degraduar veten e tij në sytë e qytetarëve të Kosovës.
Ky mision u tregua tepër i ashpër ndaj çdo vlere të kombit tonë, pengoi në shumë aspekte zhvillimin dhe ndërtimin e Kosovës, duke treguar se dallimi i tij dhe i UNMIK-ut është vetëm emblema e asgjë tjetër.
Që nga qershori i vitit 1999, qindra luftëtarë të UÇK-së u persekutuan, edhepse Kosova ishte e lirë nga okupatori sllav. Luftëtarët u ballafaquan me aktakuza të ndryshme, u arrestuan e u dënuan me dënime të ashpra, që treguan haptazi që politika e Serbisë vazhdohej nga misioni ndërkombëtar asokohe i UNMIK-ut, i cili për këtë qëllim kishte angazhuar gjykatës e prokurorë special. Ende të pashëruara ishin plagët e luftës, ende të pandërtuara shtëpitë e djegura, UNMIK-u në vend se të kryente detyrat e tij, e mori rolin e xhandarit duke bërë padrejtësi të njëpasnjëshme për të goditur çlirimtarët e Kosovës.
Javën e kaluar burgjeve të Kosovës të mbushura me luftëtarë të pafajshëm, iu shtuan edhe 9 luftëtarë të dalluar si në luftime ashtu edhe në rolin e tyre për mbrojtjen e popullatës civile në Malet e Berishës. Kjo është një porosi shumë e keqe për të gjithë luftëtarët e UÇK-së. Ne pyesim: Çfarë dallojnë këto procese gjyqësore nga ato që i organizonte Serbia kundër elementit patriotik në Kosovë?
Duke mos parë asnjë dallim, ne vendosëm që të thyejmë heshtjen disa vjeqare, që e bëm për hirë të proceseve që duhej të ndodhnin në Kosovë. Ne heshtëm duke iu lën hapësirë veprimi institucioneve, por nga heshtja ne përfituam vetëm persekutimin, njollosjen, demonizimin, nënçmimin, thuajse nuk ishim ne ata që me pushkë në dorë i dolëm zot Atdheut atëherë kur kishte nevojë më së shumti për ne.
Nga kjo protestë, ne artikulojmë kërkesat tona, realizimi i të cilave është i domosdoshëm në afat sa më të shpejt:
1. Duke e konsideruar EULEX-in si të panevojshëm, ne kërkojmë heqjen e kompetencave ekzekutive të tij, dhe pasi po pretendohet që si shtet i ri duhet të kemi mision ndërkombëtar në Kosovë, atëherë të mbetet si mision këshilldhënës. Heqja e kompetencave ekzekutive të EULEX-it, duhet të iniciohet nga institucionet që e kanë ftuar dhe duhet të bëhet sa më shpejt, sepse ky mision nuk i kreu detyrat e tij: tash e tri vite, nuk i vendosi doganat në veri të Kosovës, nuk bëri asgjë në shpërbërjen e strukturave ilegale dhe grupeve kriminale serbe, me një fjalë u tregua mision i pasuksesshëm dhe i dështuar.
2. Lirimin e të gjithë luftëtarëve nga burgjet, sepse proceset ndaj tyre kanë qenë dhe janë të motivuara politikisht, të pabaza e të pafaktuara. Lufta e UÇK-së ishte e njohur ndërkombtarisht si luftë e pastër dhe çlirimtare, ishte luftë kundër një okupimi 86 vjeqar të një armiku të egër dhe kundër një shteti gjenocidal.
3. Kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës, të miratojë ligjin e vlerave të luftës, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe luftëtarët e saj do të mbrohen me ligj. Në këtë çështje, spektri politik obligohet të jetë unik kur janë në pyetje këto vlera të larta kombëtare.
Ne do të vazhdojmë protestat tona, në mbrojtje të bashkëluftëtarëve dhe luftës sonë çlirimtare.
Mirupafshim të marten me 29 mars, ora 12, në protestën gjithëpopullore në Prishtinë.
zyra për informim
zyra për informim