Hani i Elezit 26.04.2011
Lagjeja Ramuka e fshatit Paldenicë ishte e para që iu gëzua metrave të para të asfalltimit të rrugës Hani I Elezit –Paldenicë.
Kjo rrugë e cila është cilësuar si një ndër projektet kapitale të Komunës, ka gjatësinë prej 4300 m me vlerë investive prej 570.000 € dhe është financuar nga Komisioni Evropian.
Sigurisht se gëzimit të 1500 banorëve të këtij fshati iu bashkua edhe Kryetari I Komunës Rufki Suma I cili ishte prezent në aktin e fillimit të asfalltimit të kësaj rruge ,duke siguruar banorët e këtij fshati se ky projekt do të përfundoj në afatin e paraparë dhe se investimet për këtë fshat nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen.
Implementuesi I këtij projekti CPG,,Novo Mesto” nga Sllovenia garanton se rruga do të ketë të gjitha standardet e kontraktuara dhe se do të përfundoj në afatin e paraparë.
Ky projekt I madhë infrastrukturorë do të ndihmoj në zhvillimin ekonomik të fshatrave që gravitojnë në këtë anë të Komunës së Hanit të Elezit .
Zyra për Informim