Hani i Elezit 14.07.2011
Me qëllim të avancimit të punës së Zyrave për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, të nëntë komunave partnere të projektit Zvicër – Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim, LOGOS, që implementohet nga Fondacioni “Intercooperation” zyra në Kosovë, në Gjilan, është mbajtur punëtori një ditore me zyrtarët e informimit publik të komunave Kaçanik, Hani i Elezit, Viti, Kllokot, Partesh, Ranilluk, Kamenicë e Novo Bërd.
Në këtë punëtori janë trajtuar çështjet që ndikojnë drejtpërdrejtë në avancimin e punës së Zyrave të Informimit Publik si buxheti i veçantë, plani i punës për këtë vit si dhe vitin 2012 dhe mbështetja që mund të jap projekti LOGOS për ngritjen e kapaciteteve si dhe zhvillimin e aktiviteteve të ZIP për komunat partnere të këtij projekti.
Pascal Fendrich ,zyrtar i projektit LOGOS, ka thënë se qëllimi i mbështetjes së projektit LOGOS për zyrat e informimit të komunave partnere është që ato të jenë sa më të përgatitura që gjitha çështjet që zhvillohen në institucionet komunale dhe janë në interes të publikut të transmetohen me kohë tek qytetarët. Ai ka theksuar se LOGOS me të gjitha kapacitet që ka do të mbështesë zyrat e informimit publik në mënyrë që ato të kryejnë funksionin për çka edhe janë të thirrura. “LOGOS krahas mbështetjes profesionale përmes konsulentëve të tyre ZIP të komunave partnere do t`iu ndajë edhe një ndihmë financiare prej 2 mijë euro me të cilat këto zyra mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre të parapara për informimin e publikut”, është shprehur Fendrich.
Ndërsa Ermira Salihu, zyrtare e LOGOS-it , ka theksuar se krahas mbështetjes financiare dhe profesionale LOGOS është duke avokuar tek drejtuesit e komunave që zyrat e informimit publik të kenë një buxhet të tyre për të zhvilluar aktivitet e parapara.
Ibrahim Sefedini, konsulent i projektit LOGOS për ZIP, ka thënë se Zyrat e Informimit Publik, bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi tani janë duke punuar në hartimin e planeve specifike të punës të cilat do të lehtësojnë në masë të madhe aktivitetet e parapara të këtyre zyrave që janë shërbime shumë të rëndësishme të komunave në aspektin e ngritjes së transparencës dhe informimit të publikut.
Zyrtarët e informimit publik të komunave Hajrush Dullovi nga komuna e Kaçanikut, Bashkim Sopa nga Hani i Elezit, Meritaq Mehmeti nga Novo Bërda, Aleksadër Nedelkoviq nga Ranilluku, Slavica Jovanoviq nga Parteshi, Aziz Zuka nga Kllokoti, Mustafë Mehmeti nga Viti dhe Sylejman Morina nga ZIP e Kamenicës, pasi kanë vlerësuar lartë mbështetjen që projekti LOGOS po u jep këtyre zyrave, kanë theksuar nevojat që këto zyra kanë për të avancuar punën e tyre në aspektin e informimit publik.

Zyra për Informim