Hani i Elezit 03.08.2011
Ecuria e projekteve të përkarhura nga LOGOSI,ide të reja të mundëshme të bashkëpunimit si dhe dobësit eventuale gjatë implementimit të këtyre projekteve ,ishin vetëm disa nga temat të cilat u trajtuan në një bashkëbisedim rasti të Zyrtarit të LOGOS-it z. Pascal Fendrich përgjegjës për monitorim dhe vleresim te projekteve,Eremira Salihu ,Zyrtare e projekteve dhe Kryetarit të Komunës Rufki Suma me stafin e tij.
Janë disa fusha ku projekti LOGOS është duke e përkrahur Komunën e Hanit të Elezit në Implementimin e disa projekteve si Rregullimi i kulmit dhe dyshemesë në Shkollën Fillore ,,Ilaz Thaçi”,Instalimi i ngrohjes qendrore në Shkollën Fillore,,Kështjella e Diturisë” në fshatin Peldenicë,por edhe në forma të trajnimeve dhe këshillimeve në disa segmente si;Ecuritë buxhetore,menaxhimin e mbeturinave ,barazisë gjinore dhe transparencës dhe informimit publik.
Duke iu referuar këtyre temave kryetari i komunës Rufki Suma tha se komuna e Haniit të Elezit falemnderon Projektin LOGOS për gjithë përkrahjen e dhenë gjatë këtyre dy viteve, duke theksuar në veçanti procedurat shumë praktike në konkurime për projektet që i financon LOGOS-i sidomos në implemntimin e tyre shumë të shpejtë.Z. Suma me këtë rastë edhe një herë deklaroi gadishmërin për të vazhduar bashkëpunimin me LOGOSI-n në të gjitha ato fusha në interes të përbashkët.
Sigurisht se nuk mbeten pa u përmendur edhe të gjitha ato probleme me të cilat po ballafaqaohet Komuna e Hanit të Elezit në veçanti në Fushën e Shërbimeve Publike,si menaxhimi i mbeturinave dhe mirëmbajtja e ujësjellësit.
Duke bërë një përmbledhje të shkurtë të aktiviteteve të LOGOS-it në Komunat Partnere,z Pascal Fendrich tha se ky takim është i karakterit të grumbullimit të informatave për ecurinë dhe zhvillimet e projekteve dhe në anën tjetër të bëhet një vlerësim i përbashkët i këture projekteve si dhe impaktet e tyre të drejtpërdrejta në zhvillimet në Komunë.
Z.Pascal me këtë rastë uroi për të gjitha zhvillimet pozitive që tashmë vërehen kjartazi në Komunën e Hanit të Elezit duke lënë mundësin që LOGOSI edhe me tutje do të përkrahë këtë komunën në kuadër të partneritetit të nënshkruar 2010-2012 .
Zyra për Informim