Hani i Elezit 08.10.2012
Sindikata e pavarur e ,, SHARRCEM’’-it ka dhuruar SH.M.L.”DARDANIA”në Han të Elezit 5 aparata për ujë të pijes dhe një frigorifer për nxënësit në mënyrë që të kenë ujë për pije cilësore, vlera e cila ka kushtuar 950 euro.
Marrëveshja për këtë donacion u arrit në mes Drejtorit të shkollës z.Ziber Xhoni dhe Udhëheqjes së sindikatës së Sharrcemit z.Sabit Sallahu kryetarë I siundikatë dhe nënkryetarit të sindikatës,njëkohësisht anëtar i këshillit të prindërve të shkollës z.Ismail Kuka i cili po jep një kontribut të madhë për nxënësit edhe në fusha tjera.
Duhet ta keni në konsiderim se sindikata po bënë përpjekje maksimale që shkollës ti sigurohen edhe bidonat e ujit nga organizata Sharrcem që problemet e ujit për pije të zgjidhet në shkollë.
Drejtoria e shkollës falenderon Sindikatën e pavarur që kërkesën tonë ka aprovuar pozitivisht duku uruar që bashkpunimi në të ardhmen të vazhdoj në interesa të nxënësve.