Në përputhje me obligimet Ligjore kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, në Debat Publik, para banorëve shpalosi raportin 6-mujorë të punës për vitin 2013.
Kryetari Suma duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në këtë debat, tha se komuna e Hanit të Elezit po vazhdon të kryej obligimet e veta që banorëve të sajë të ju sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm dhe një perspektivë sa më të mirë. Ai tha se në këtë periudhë kohore vazhdojnë të implementohen një mori të projekteve të cilat janë dakorduar me qytetarët dhe janë miratuar nga kuvendi i komunës. Ai shtoi se disa nga projektet tashmë kanë përfunduar, disa janë në realizim e sipër dhe marrë në përgjithësi, dinamika e zhvillimeve të tyre është brenda afateve kohore të cilat janë paraparë për realizim. Kryetari Suma para pjesëmarrësve shpalosi projektet të cilat komuna e Hanit të Elezit është duke i realizuar duke veçuar projektim me madhorë për këtë vit i cili është arritur falë “Marrëveshjes së Mirëkuptimit“ ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Infrastrukturës dhe Komunës së Hanit të Elezit, me anë të së cilës janë pajtuar që të bashkëfinancojnë projektin ,,Asfaltimi i rrugës Lagja e Re- Pustenik”. Vlera financiare e këtij projekti kapital është 492.994.60 € ndërsa ishte projektuar që të realizohet për dy vite.
Gjatë vitit janë realizuar edhe disa marrëveshje mirëkuptimi për disa projekte si me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal për të realizuar projektin “Asfaltimin e rrugës së të përndjekurve” Sipas kësaj marrëveshje të mirëkuptimit, MAPL-ja do të financojë në realizimin e këtij projekti në vlerë prej 100.000.00 €, dhe 23.678 Participim nga Komuna e Hanit të Elezit
-Asfaltimi i rrugës Dheu i Bardhë – Paldenicë në vlerë prej 101.138.oo €
-“Marrëveshje Mirëkuptimi”, MAPL-ja do të financon këtë projekt me 70.000.oo € ku përfituese në mënyrë të barabartë do të jenë komuna e Hanit të Elezit dhe komuna e Kaçanikut, për të bashkëfinancuar projektin e ndërtimit të serave
Në forma tjera përmes donatorëve dhe mjeteve tona buxhetore janë siguruar mjetet edhe për realizimin e disa projetetve tjera si
-Ndërtimi i Qendrës për Shërbim të Qytetarëve në vlerë mbi 50.000 €
-Renovimi dhe përurimi i “Bibliotekës së Qytetit”
-Përfundimi i punimeve në rregullimin e Murit (Rrethojes) të Varrezat e Dëshmorëve
-Përfundimi i punimeve në rregullimin e “ Shtratit të Përrojit të Dimcës”
– Përfundimi dhe përurimi i Qendrës për Punë Sociale të cilin presim ta inaugurojmë brenda këtij viti tha z. Suma.
-Në formë të bashkëinvestimet me Caritasin kemi realizuar dhe jemi duke realizuar shumë projekte si në ndërtimin e "Qendrës Rinore" në fshatin Seqishtë në vlerë prej 36.445.oo€ ,fusha e sportit dhe rrethoja rreth 40.000€, trajnime dhe pajisja me llaptop dhe projektor të shkollës Inagurimin e Nxemjes Qendrore, Investimet në gjenerimin e të hyrave-Furnizimi me Serra e Motokultivatorë.
Në fushën e shëndetësisë është investuar në blerjen e aprateve dhe pajisjeve më moderne për nevoja të QKMF"Menduh Kaloshi" dhe tash së fundi është siguruar edhe aparati i Rentgenit i cili pritet të funksionalizohet së shpejti.
Janë realizuar edhe projekte të rëndësishme në fushën e Arsimit si Marrëveshja USAID-it-BEP Komuna e Hanit të Elezit për përmirësimi i kapaciteteve institucionale në sektorin e arsimit dhe përmirësimit të cilësisë së arsimit fillorë.Ky program është duke u financuar bashkërisht nga USAID-i dhe Qeveria e Kosovës. Komuna e Hanit të Elezit për investimet është bërë në këtë fushë lidere në arsimin e Kosovës në aplikimin e teknologjisë informative në procesin arsimorë.
Në bashkëpunimi me Sharrcemin është realizuar projekti për përmirësimin e infrastrukturës shkollore –realizimi i dy projekteve shkallët dhe rrethoja e fushës së sporteve dhe parkingu dhe muri mbrojtës.
Është punuar edhe për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të komunës nga Organizata joqeveritare Advocacy Training and Resource Center- ATRC përmes“Marrëveshjes së Mirëkuptimi” Fuqizimi i komunave dhe qytetarëve në zhvillime demokratike
Në këtë periudhë kohore janë zhvilluar edhe shumë aktivitet tjera në punën e rregullt të komunës së Hanit të Elezit ku duhet përmendur se me 24 Janar 2013 Komuna e Kaçanikut dorëzon tërë dokumentacionin kadastral Komunës së Hanit të Elezit dhe zyra kadastrale merr pajisje GPRS nga GIZ-i në vlerë prej 11.000 €.
Është mbajtur zgjedhja e këshillave lokale të cilën e konsiderojmë si hapë shumë të rëndësishëm në përfshirjen e banorëve të komunës sonë në proceset e vendimmarrjes.
Janë mbajtur mbledhjet e rregullta të Kuvendit të Komunës, KKSB-së dhe me shumë sukses është bërë shënimi i përvjetorëve me rëndësi të komunës. Të gjitha këto të arrituar kanë rezultuar me mirënjohje edhe më shpërblime ku me 14 Shkurt Komuna e Hanit të Elezit shpërblehet me 45.000 dolarë nga USAID- i për performancën e treguar gjatë vitit 2012.
Para dy ditësh komuna e Hanit të Elezit morri edhe një mirënjohje të rëndësishme duke u radhitur si komuna e dytë në Republikën e Kosovës për sukseset e arritura.
Gjatë vitit kemi pas shumë takime zyrtare e takime pune ku vlenë të përmenden vizita e Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane me rastin e hapjes së Bibliotekës së Qytetit, Shefi i Zyrës së Bashkimi Evropian Samuel Zhbogar, Ambasadori i OSBE-së Jean-Claude Schlumberger
-Në Kuadër të 14 Vjetorit të Karvanit i shkrimtarëve për fëmijë "Agim Deva" Vizitohet komuna e Hanit të Elezit dhe shkollat e Hanit të Elezit nga Karvani i Shkrimtarëve
-Grupë i studentëve të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, së bashku me profesorët e tyre realizuan një ditë mësimore në komunën e Hanit të Elezit. Nikoqirë të këtij takimi ishin Komuna e Hanit të Elezit dhe Kompania për prodhimin e Cimentos “Sharrcem” në Han të Elezit tha z. Suma në përmbledhjen e tij të aktiviteteve në këtë gjashtëmujorë.
Kryetari Suma para pjesmarrësve prezantoi edhe raportin mbi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit. Ai tha se në bazë të raporteve të rregullta nga Policia e Kosovës dhe nga takimet e rregullta mujore të Këshillit Komunal për Siguri në bashkësi , gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunën e Hanit rezulton shumë e mirë.Në të gjitha vlerësimet dhe monitorimet në bazë të rasteve të lajmruara,komuna e jonë paraqitet si komuna më e qetë edhe përkundër faktit se jem komunë kufitare.Numri i përgjithshëm i rasteve të lajmruara është rreth 60 prej të cilave 40 raste tashmë janë ndriçuar.Të gjitha rastet fatmirsisht janë të natyrës së lehtë kryesisht raste të dëmtimit të pronave publike e private dhe nuk është shënuar ndonjë rastë i prishjes së rëndë të rendit dhe qetësië publike tha z.Suma.
Zyra për Informim