Hani i Elezit 08.05.2014
Aktivitetet e Komunës së Hanit të Elezit për normalizimin e gjendjes pas vërshimeve vazhdojnë me intensitet të pandërprerë. Pas një angazhimi dhe koordinimi të përbashkët të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Kompanisë “Luri” nga Hani i Elezit është arritur që të sanohet rruga Hani i Elezit –Gorancë. Përkundër shumë vështërsive dhe terenit të paqëndrueshëm kjo rrugë është bërë e kalueshme.
Gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë kryetari Rufki Suma tha se i tërë angazhimi i komunës në këtë moment ka qenë që gjendja të kthehet në normalitet dhe të mos kemi lagje apo vendbanime të izoluara. Kjo rrugë për momentin është sanuar dhe është e kalueshme por me rrezik permanent për rrënime të mundshme. Jemi duke bërë përpjekje që me institucionet qendrore të realizojmë ndonjë projekt pët të bërë zgjedhje për këtë problem në kohë afatgjate tha z.Suma.
Edhe në Lagjen e Re po zhvillohen punime intensive për sanimin e dëmeve të shkaktuara në rrugën e Lagjes së Re dhe funksionalizimin e rrjetit të kanalizimit dhe gypit ujëmbledhës të Përroit të Rezhancës.
Në këto punime ndihmë ka ofruar edhe kompania “Sharrcem” e cila ka kontraktuar Kompaninë “Kras“ për mënjanimin asfaltit të dëmtuar dhe materialit tjetër nga rruga e Lagjes. Punimet po zhvillohen me intensitet të shtuar në mënyrë që edhe në këtë Lagje të kthehet jeta normale.
Zyra për Informim