Kryetari i komunës së Hanit të Elezit priti në takim Kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës” z.Agim Rexhepin.
Ngjarja Politiko-Kulturore e organizuar nga Komuna e Hanit të Elezit dhe Shoqata “Miqtë e Amerikës” , “Falëmnderit Shqipëri” në shenjë respekti dhe falëmnderimi për popullin dhe Shtetin Shqiptarë për përkrahje të pakursyer vëllazërore ishte arësye që Themeluesi i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” z.Agim Rexhepi ta nderoi me “Mirënjohje” kryetarin e komunës Rufki Suma, për kontributin e dhënë në përkrahje të kësaj shoqate.
Ndërsa kryetari Suma me këtë rast vlerësoi lartë aktivitetet e shoqatës, “Miqtë e Amerikës” në avancimin më të thellë të mardhënive në mes popujve dhe vendeve, me theks të posaçëm në përkrahjen e inicjativave të përbashkëta në drejtim të rritjes së bashkëpunimit në shumë fusha.
Ai tha se Komuna e Hanit të Elezit dhe qytetarët tanë kanë qenë të nderuar që me këtë “Mirënjohje” ta nderojë popullin dhe Shtetin Shqiptarë.Për më tepër kur kjo ngjarje është organizuar së bashku me Shoqatën “Miqtë e Amerikës” për të na dhënë mundësinë për ta ritheksuar miqësin e përhershme me Popullin dhe Shtetin e Amerikës.