Fëmijët e Hanit të Elezit nga sot do ta kenë hapësirën e tyre për argëtim.Me një solemnitet rasti është bërë përurimi i projektit “Parku i fëmijëve”.
Projekti në fjalë është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Hanit të Elezit dhe Kompanisë për prodhimin e Çimentos “Sharrcem Titangrup”.
Mjetete për realizimin e këtij projekti janë donacion i “Sharrcem”-it përmes Bordit të përbashkët për bashkëpunim dedikuar projekteve për ndihmë komunitetit.
Përurimin solemn e bënë kryetari i komunës Rufki Suma dhe Emmanuel Mitsou Drejtor Menaxher i Kompanis “Sharrcem-TitanGrup”.
Projekti ka kosto financiare prej 17.999.60 euro ndërsa e ka realizuar Kompania “KRAS”-i nga Hani i Elezit.
Pas përurimit,në takimin e përbashkët të zyrtarëve të komunës së Hanit të Ellezit dhe të Kompanisë për prodhimin e Çimentos “Sharrcem Titangrup” u bisedua lidhur me bashkëpunimin e mëtutjeshëm.
U theksua rëndësia e funksionimit të Bordit i Pavarur Lokal i Hanit të Elezit përmes së cilës është realizuar projekti i parkut të fëmijëve.
Emmanuel Mitsou Drejtor Menaxher i Kompanis “Sharrcem-TitanGrup” tha se kompania do të vazhdojë të përkrah komunitetin përmes projekteve të ndryshme dhe kjo mundë të realizohet vetë me një bashkëpunim me komunën e Hanit të Elezit e cila më së miri mundë ti identifikoj këto projekte.
Ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma duke falënderuar z.Emmanuel Mitsou për përkrahjen që Kompania “Sharrcem Titangrup” në realizimin e shumë projekteve në komunën e Hanit të Elezit e nderoi atë me Emblemën e Komunës së Hanit të Elezit
