500 nxënës të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ilaz Thaçi” të Hanit të Elezit të do të kenë mundësi që vitin shkollorë 2016/2017 ta fillojn me një proces të avansuar të mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Kjo falë “Marrëveshjes së Mirëkuptimit” ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Qendrës për Arsim e Kosovës (KEC) që të zbatojnë projektin “Më mëso mua” gjatë periudhës shtator 2016 – qershor 2018.
Projekti ka për qëllim aftësimin e mësimdhënësve për t’i shfrytëzuar burimet online në procesin mësimor si dhe për zhvillimin e kompetencave të nxënësve për shfrytëzimin e këtyre burimeve në procesin e përvetësimit të njohurive dhe zhvillimit të shkathtësive të tyre.
Që nga nënshkrimi i marrëveshjes projekti ka avansuar në trajnimin e të gjithë mësimdhënësve të shkollës “Ilaz Thaçi” lidhur me përdorimin e platformës digjitale “Më mëso mua” në procesin mësimor, janë instaluar 8 televizorët Smart TV në shkollën përfituese, është bërë parapagimin në platformën “Më mëso mua” për të gjithë mësimdhënësit dhe të 500 nxënësve të shkollës “Ilaz Thaçi” për periudhën shtator 2016 – qershor 2018, ndërsa Komuna e Hanit të Elezit si bashkëfinancuese në këtë projekt ka siguruar lidhjen në internet me brez prej së paku 30 MB/s për SHFMU “Ilaz Thaçi” për periudhën shtator 2016 – qershor 2018
Projektit sot i është bërë demonstrimi i parë praktik ku ishte prezent edhe kryetari i komunës Rufki Suma dhe Irfan Qajani Drejtorë i Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë në komunën e Hanit të Elezit . Kryetari Suma me këtë rast tha se nësë vlerësohet se ky pilot projekt rezulton me sukses atëherë do të shqyrtohen të gjitha mundësit që i njejti të implementohet në të gjitha klasët dhe shkollat e komunës.
Ndërsa Akif Shkreta mësimdhënës në këtë shkollë dhe Koordinatorë i këtij projekti tha se projekti në veçanti mundeson aftesimin e nxënësve per shfrytezimin e teknologjis informative në procesin arsimorë ndërsa njësilt mësimore janë në tërsi në përputhje me planprogramet mësimore