Pas kërkesës së bërë Ministrisë së Punëve të Brendëshme për hapjen e Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve në komunën e Hanit të Elezit, dhe takimit të realizuar të Kryetarit të Komunës Rufki Suma me z.Lulzim Ejupi, Drejtorë i Përgjithshëm i Agjencionit të Regjistrimit Civil, pritet që së shpejti edhe shërbimi për Regjistrimin e Automjeteve të funksionalizohet në komunën e Hanit të Elezit.
Për këtë qëllim sot kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim pune z.Shefqet Ismaili Udhëheqës i sektorit të regjistrimit qendrorë të automjeteve në Departamentin e regjistrimit të automjeteve pranë MPB-së, dhe z.Shaban Lushtaku Udhëheqës i QRA-së Prishtinë.
Vizita e tyre kishte për qëllimi vlerësimin e kushteve hapsinore dhe teknike të komunës së Hanit të Elezit për të ofruar këtë shërbim për qytetarët e komunës së Hanit të Eleit.
Pas takimit me kryetarin Suma, z. z.Shefqet Ismaili dhe z. Shaban Lushtaku të shoqëruar nga kryetari i komunës vizituan hapsirat e planifikuara nga komuna e Hanit të Elezit për hapjen Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve,