“Kosovë, më jep pak shpresë!”
“Ec me këpucët e mia!”
“Kam shumë për të thënë, të lutem më ndëgjo!”
Këto ishin disa nga shkrimet e fëmijëve që mbanin në duar për të përcjellë mesazhe mbështetëse për personat me autizëm.
Sot, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, ne kujtojmë dhe vlerësojmë çdo individ në spektrin e autizmit, duke theksuar rëndësinë e pranimit, mbështetjes dhe krijimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse.
Si komunë, angazhohemi për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët dhe të rriturit me autizëm, duke investuar në edukim cilësor, shërbime mbështetëse dhe sensibilizim shoqëror.
Sot, me respekt dhe mirënjohje të thellë, dua të ju drejtohem prindërve të fëmijëve me autizëm. Dashuria, durimi dhe përkushtimi juaj i palodhur janë frymëzim për të gjithë ne. Poashtu, falënderim për mësimdhënëset e specializuara për fëmijët me nevoja të veçanta, ju jeni më shumë se mësuese – jeni udhërrëfyese, mbështetëse dhe burim shprese për këta fëmijë dhe familjet e tyre.
Le të punojmë së bashku për një komunitet ku secili person të ndihet i pranuar dhe i vlerësuar.
Të gjithë jemi të ndryshëm, por të barabartë!