Në emrin tim personal dhe të Komunës së Hanit të Elezit, çdo shqipëtari urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Flamurit, me dëshirën që të jetojmë përherë të bashkuar, në harmoni me njëri tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen, dhe në dëshirën për realizimin e aspiratës sonë shekullore e të natyrshme të bashkimit kombëtar .
Me këtë datë përkujtojmë 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, përkujtojmë ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, dhe daljen e parë publike të UÇK-së, dhe frymezimet e të gjithë atyre që kontribuan për nje ideal të lartë, për nder e krenari, që jemi shqiptarë dhe kemi pse krenohemi, për historinë tonë të lavdishme shekullore..
URIME 28 NËNTORI-DITA E FLAMURIT DHE DITA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË