Komuna e Hanit të Elezit mban tryezë të rrumbullakët për nder të 26 Shkurtit – Ditës së Krismës së Pushkës së Parë në trevën e Hanit të Elezit!
Së bashku me nxënësitë e shkollës së mesme të lartë “Dardania” u zhvillua tryezë e rrumbullakët për Ditën e Krismës së Pushkës së Parë ku u lexuan poezi, ese të shënuar nga vetë nxënësitë në nderim të kujtimit dhe lavdisë.
Në këtë tryezë mori pjesë Kryetari i Komunës, z.Mehmet Ballazhi së bashku me kabinetin e tij, përfaqësues nga legjislativi, zyrtarë të komunës, mësimdhënës, nxënës, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.
Përkujtimi i ditëve të shënuara për liri është obligim moral i të gjithë neve!