Ekipi ynë i zemrës në futboll FC Sharri ka shënuar super fitore në udhëtim ndaj FC “Deqani” , duke siguruar një ngritje në renditjen tabelare.
Përgëzoj lojtarët për lojërat e shkëlqyera që po realizon, stafin e trajnerëve të palodhur dhe stafin drejtues për menaxhimin e tyre profesional, dhe padyshim edhe tifozët e flaktë “Boys of Border” që me entuziazmin e tyre iu japin zemër ekipit.
Komuna e Hanit të Elezit do të vazhdojë të përkrahë ekipin dhe jemi me ju në çdo sfidë!
Urime! 