
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Tetor.
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Tetor dhe për rendë të ditës shqyrtoi:
-Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kalur
-Gjendja e përgjithshme e sigurisë gjatë muajit Tetor
-Të ndryshme
Me punën e KKSB-së udhëheqi kryetari i komunës z.Rufki Suma.
Lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë para anëtarëve të KKSB-së raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës.
Muhedin Qaka nga stacioni policorë në Han të Elezit tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë në Han të Elezit vlerësohet e qetë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të rendit dhe sigurisë publike.z.Qaka tha se gjat muajit Tetor janë regjistruar 7 raste prej të cilave veqoi 3 rastet e grabitjeve në disa lokale afariste. Ai tha se Policia e Kosovës është në procesin e hetuesis për kryesit e këtyre veprave. Bazuar në incizimet nga kamerat e sigurisë të instaluar në shumë vende të Hanit të Elezit kemi shumë prova për individët që kryen këto akte dhe presim që të ata shumë shpejt do të arrestohen tha z.Qaka.
Edhe nga Policia Kufitare dhe Policia e vijës së Gjelbërt nuk është raportuar për ndonjë rast të veçantë.
z.Remzi Aliu nga Policia Kufitare tha se here pas here ka tentime për kalime ilegale apo kontrabandim të mallrave mirëpo zyrtarët tanë janë duke menagjuar me këto raste me shumë sukses.
Edhe nga zyrtarët Policorë por edhe nga anëtarët tjerë të KKSB-së është potencuar bashkëpunimi shumë i mire i qytetarëve me Policinë e Kosovës.Këtë me raste konkrete e konfirmoi edhe z.Muhamet Suma kryetarë i Bashkësisë Islame në Han të Elezit.
Ndërsa Kryetari i Komunësz. Rufki Suma i njoftoi anëtarët e KKSB-së me zhvillimet më të rëndësishme në komunën e Hanit të Elezit gjatë muajit Tetor.
Ai tha se angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë faktorëve relevant po rezulton me gjendje të mire të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit.