Pas evidentimit nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca (DSHPE) të shembjes së dheut në lagjen e Bushëve, janë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për sanimin e gjendjes. Në kuadër të këtyre veprimeve, kompania Alba Group ka ofruar mbështetje vullnetare, duke vënë në dispozicion kapacitetet e saj logjistike për sanimin e rrugës. Falënderojmë kompaninë Alba Group për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në tejkalimin e kësaj situate