Në ditën përkujtimore për dëshmorin Elham Curri, vazhduam homazhe te varrezat e dëshmorëve në fshatin Tanushë, ku prehen trupat e dëshmorëve që luftuan për liri.
Fshati Tanushë, që dikur ishte strehë e çlirimtarëve, sot pavarësisht migrimeve, ishte fshat i banueshëm, me shkollë funksionale që mban emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare “Mihal Grameno”, kishte xhami moderne e shtëpia të reja, por duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe arkitekturore.
Falënderoj të gjithë ata që na prinë në vizitat e sotme në Tanushë dhe Malinë.