Hani i Elezit 29.08.2014
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ismail Berisha nga fshati Gorancë, komuna e Hanit të Elezit, “29 Gushtin Ditën e Dëshmorëve” do ta përkujtojë edhe për një arsye të veçantë.
Në vigjilie të kësaj feste të rëndësishme, individëve zemërmirë, afaristë të suksesëshëm të komunës së Hanit të Elezit vendosën që bashkarishtë të kontribojnë që z.Berishës ti ndërtohet shtëpi.
Në aktin e vendosjes së gurthemelit ishte kryetari i komunës Rufki Suma i cili tha “Zoti i shpërbleftë të gjithë ata të cilët morrën këtë vendim që ti ndihmohet Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ismail Berishës. Kryetari Suma tha se edhe komuna do të kontribojë sipas mundësive që kjo shtëpi të përfundojë sa më shpejtë dhe familja Berisha ta pret dimrin në shtëpi të re.
Afaristët Refik Luri-Kompania “Luri”, Haxhi Fejzë Krasniqi- Kompania “Kras”, Hebib Dernjani-Kompania “Elektra”, Afrim Shkreta-Kompania “Suvatimi” Haki Kalisi-Kompania “Preni” janë ata individë zemërmirë të cilët u zotuan se kjo shtëpi do të ndërtohet me kontributin e tyre. Edhe individë e kompani tjera janë zotuar se do të ndihmojnë në ndërtimin e kësaj shtëpie tha z.Faruk Berisha.Ai tha se tashmë janë deklaruar ndihma konkrete dhe presim që shtëpia e z.Berishës të kompletohet në tërsi dhe me kohë.
I emocionuar tej mase ishte edhe kryefamiljari Berisha. Ai tha se është i lumtur që po mund të realizojë së bashke me shokë e miq këtë punë, të cilën më parë kishte mundur vetëm ta ëndërronte. I falenderoj shumë. Nuk di si ta shprehu atë kënaqësi që e kam, i entuziazmuar mbase që shokët e tij nuk e harruan.
Zyra për informim