Për nder të 14 Dhjetorit – Ditës së rënies heroike të Dëshmorit Veli Ballazhi në malet e Pashtrikut, aty ku qëndresa dardane u ngulit thellë me në krye Mujë Krasniqin, sot bëmë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës, e më pas vazhduam në programin e organizuar nga SHFMU “Veli Ballazhi” në Gorancë.
Më 13 dhjetor 1998 Veli Ballazhi së bashku me 148 bashkëluftëtarë nisen në drejtim të kufirit Shqipëri-Kosovë dhe nga Cahani. Më 14 dhjetor, së bashku me bashkëluftëtarët e tjerë, në krye me komandant Mujë Krasniqin “Kapuçin” futen në Pashtrik me vendosmëri që të kalojnë në të Kosovë. Mirëpo aty zihen pabesisht në pritë dhe Veliu bie dëshmor.
Vepra dhe këmbëngulja e tij për liri të Kosovës do të vazhdojë të jehojë brez pas brezi.
Lavdi dëshmorëve, respekt çlirimtarëve!